Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit 2015 të shënuara në Paris, institucioni I Prefektit të Qarkut Dibër organizoi mbledhjen e sigurisë në të cilën morrën pjesë drejtuesit e Policisë së Shtetit në rang Qarku si edhe drejtuesit e të gjitha institucioneve qëndrore në nivel vendor. U diskutua mbi masat e marra nga të gjitha institucionet për të parandaluar sulme të ngjashme në vendin tonë.
Në kujtim të viktimave të Parisit në ambjentet e Institucionit të Prefektit u kryen homazhe dhe u mbajt një minutë heshjte.
