Në ambjentet e Institucionit të Prefektit me dt. 23.02.2016, ora 11:00 u zhvillua mbledhja me drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor. Mbledhja u drejtua nga Sekretarja e Përgjithshme, gjithashtu e autorizuar në funksion të Prefektit. Drejtuesit e Institucioneve, sipas rendit të ditës raportuan mbi realizimin e detyrave të muajit janar 2016. Raportuan gjithashtu për problemet e hasura gjatë punës së tyre.
Një pikë tjetër e vecantë e trajtuar në këtë mbledhje ishte raportimi mbi masat që u morrën për përballimin e dimrit që lamë pas si edhe masat e marra kundër akteve terroriste.
Mbledhjet me drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor u zhvilluan gjithashtu edhe në Nën Prefekturat e Bulqizës dhe Matit dhe u diskutuan të njëjtat problematika si ato që u përmendën më sipër.
