Ditën e hënë me dt. 29.02.2016 Sekretarja e Përgjithshme (Prefekti i Autorizuar) e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër drejtoi mbledhjen e Tryezës Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore ku u diskutuan të gjitha problematikat e hasura nga antarët e tryezës dhe u lanë detyrat për periudhën në vazhdim. U diskutua për Planin e Veprimit të Institucioneve e OJF-ve për vitin 2016 dhe për miratimin e tematikës vjetore të Tryezës Teknike Rajonale Antitrafik e të Nënkomiteteve. Gjithashtu si pikë kryesore e mbledhjes u trajtua paraqitja e informacionit nga anëtarët e tryezës e nënkomiteteve për punën e bërë në periudhën janar-shkurt 2016.
