Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Sot më datë 22.04.2016 në ambjentet e Institucionit te Prefektit te  Qarkut Diber u zhvillua takimi rajonal në kuadër të masave “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike” .

Në këtë takim morën pjesë :
-Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit
-Shefi i Sektorit për Krimet ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit
-Sekretarja e Pergjithshme e Prefekturës Dibër
-Përfaqësues të Institucioneve të ndryshme
-Përfaqësues të Pushtetit Vendor në Qark.
-Efektiv të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

U diskutua mbi masat e marra për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër gjatë fjalimit të tij theksoi qartë se  jemi të vendosur që të zbatojmë ligjin me korrektësi dhe pa asnjë anëshmëri në përmbushje të prioritetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

13051519_1608208986167791_4887166380385619953_n 13064463_1608209012834455_5323184196516522153_o