Në bazë të ligjit nr. 8927, dt.25.07.2002 “Për Prefektin”, Kreu IV “ Vendimmarrja”, neni 21 “ Organi Këshillues pranë Prefektit”, me datë, 28. 04. 2016, në ambjentet e Institucionit të Prefektit u mbajt mbledhja e Organit Këshillues të Prefektit me rend dite:
- Raportim mbi masat e marra për përballimin e sezonit të ujitjes gjatë verës 2016 (Investimet e Kryera, funksionimi I OAU-ve)
- Diskutim mbi realizimin e treguesve te planit të grumbullimit të taksave kombëtare e vendore si edhe bashkërendimin e punës ndërmjet institucioneve për realizimin e këtij qëllimi.
- Diskutime të ndryshme.
Mbledhja e rradhës e Organit Këshillues të Prefektit u drejtua nga Sekretarja e Përgjithshme njëkohësisht e Autorizuar në Funksion të Prefektit Znj. Donuka Hysenaj. Sipas njoftimeve të dërguara paraprakisht, në mbledhje morrën pjesë anëtarët e përhershëm të Organit Këshillues si edhe përfaqësues të Institucioneve që do të raportonin në lidhje me problematikat objekt i kësaj mbledhjeje.
