Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, pasditen e se shtunes ka mbledhur Shtabin e Emergjencave te Qarkut Diber duke u nisur nga situata emergjente e krijuar si pasoje e reshjeve te rena gjate diteve te fundit. Pas nje dite te tere inspektimi neper zonat me problematike, znj. Kodheli ne mbledhjen e organizuar degjoi te gjitha raportimet e kryera nga kryetaret dhe nen kryetaret e bashkive te qarkut si edhe nga drejtues te institucioneve qendrore ne nivel vendor. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se te gjitha kerkesat do te shqyrtohen dhe do te merren masa per riparimin e demeve te shkaktuara nga rreshjet.
