Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Ministria e Mbrojtjes shperndan pako ushqimore per familjet ne nevoje te Qarkut Diber

Vazhdojnë të ndihmohen familjet në nevojë në Qarkun e Dibrës
Ministria e Mbrojtjes dërgoi këtë të Premte 100 pako ushqimore për familjet e fshatit Ketë në njësinë administrative Xibër të Bashkisë Klos. Që prej datës 5 Janar ky fshat prej 500 banorësh kishte mbetur i izoluar si pasojë e trashësisë së madhe të dëborës. Ndërkaq banorët kishin apeluar me kohë për tu ndihmuar pasi rezervat e tyre ushqimore ishin drejt fundit. Për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve të papërshtatshme për tu ulur, Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes është dashur të anulojë fluturimet në këtë zonë disa herë. Vetëm këtë të premte është vendosur dërgimi i pakove ushqimore të cilat janë dërguar në 2 pjesë. Fillimisht helikopteri 50 pakot e para i ka lëshuar nga ajri, ndërsa në rrugën e dytë ai është ulur pasi kushtet e motit ishin të përshtatshme. Gjithashtu me shpërndarjen e ndihmave është marrë pleqësia e fshatit Ketë se bashku me drejtues të njësisë administrative Xibër. Po këtë të premte, vetë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte në njësinë administrative Maqellarë të Dibrës ku shpërndau pako ushqimore për familjet më në nevojë.

16112739_1231423073607697_4281171278268855610_o 16174788_10207978068120831_7710969521273382150_n