Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e Task-Forces Rajonale te Ngritur per Ushtrimin e Kontrollit te Pikave te Therjes dhe Tregetimit te Mishit.

Sot me dt. 30.03.2017, në ambjentet e Institucionit të Prefektit u zhvillua mbledhja përfundimtare e Task-Forcës Rajonale  të ngritur për ushtrimin e Kontrollit në të gjitha pikat e therjes dhe tregëtimit të mishit. Institucioni i Prefektit të Qarkut Dibër sipas kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në zbatim të Ligjit nr.107/2016 datë 27.10.2012 “Për Prefektin e Qarkut” neni 20, dhe referuar  përcaktimeve të parashikuara në Aktin Normativ nr. 04, datë 16.08.2012 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregëtimin e mishit të tyre”,

Për,

-Ushtrimin e një kontrolli të përgjitshëm dhe vlerësimin e situatës në të gjitha thertoret, dyqanet e mishit dhe tregut të gjësë së gjallë në të gjithë territorin e  Qarkut Dibër brenda 45 ditëve.

– Marrjen e masave të nevojshme teknike dhe administrative për të bërë të mundur zbatimin e legjislacionit përkatës në fuqi duke ruajtur standardet në këtë sektor me qëllim parësor mbrojtjen e konsumatorit urdhëroi ngritjen e një grupi pune Task- Forcë.

Grupi i punës Task-Forcë informoi mbi punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.

17618915_10210836527941842_416884235_n 17619435_10210836255135022_652517987_n