Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e Perbashket e Organit Keshillues dhe Shtabit te Emergjencave Civile

Sot, me date 15.06.2017 ne ambjentet e Institucionit te Prefektit te Qarkut Diber, u zhvillua mbledhja e Perbashket e Organit Keshillues dhe Shtabit te Emergjencave Civile.

Ne kete takim ku morren pjese te gjithe anetaret e Shtabit dhe Organit Keshillues u diskutua mbi masat e marra per perballimin e situatave te mundshme emergjente verore qe mund te krijohen nga renia e zjarreve, mungesa e ujit te pijshem, semundjet, epidemite dhe siguria ushqimore.

Prefekti i Qarkut Z. Ardit Kaja,  kerkoi nga anetaret e shtabit angazhim per realizimin e objektivave dhe menaxhimin me sukses te sezonit veror ne menyre qe te parandalohet ose te menaxhohet çdo rast i mundshem emergjence.

19204830_10211551117046123_2032057720_o 19205014_10211551117446133_18511891_o