Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e Organit Keshillues

Diten e Merkure me dt. 19.07.2016 nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Z. Ardit Kaja u zhvillua mbledhja e Organit Keshilles prane Prefektit.

Ne kete takim u diskutua mbi dy çeshtje tejet te rendesishme siç jane:

  1. Analizë mbi punën e bërë për zbatimin e legjislacionit për eleminimin e punës në të zezë.
  2. Dixhitalizimi i sistemit të ndihmës ekonomike dhe kriteret e shpërndarjes së saj.

Sipas informacioneve të siguruara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Dega Rajonale Dibër, objekt i punës veçanërisht është bërë evidentimi i subjekteve të paliçensuara që punësojnë punonjës në kundërshtim me çdo ligj dhe rregullore.

Sipas informacioneve të siguruara nga ky inspektoriat në raste të evidentuara janë marrë masa të menjëhërshme për futjen e këtyre të të punësuarve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas ligjit nr.9634 dt. 30.10.2016, neni 2, “ punëmarrës illegal është çdo person i punësuar që kryen një punë me pagesë të pa deklaruar në organet tatimore”.

Në zbatim të këtij ligji, Inspektoriati Shtetëror i Punës ka filluar punën konkrete për evidentimin e subjekteve apo punëmarrësve ilegalë në vitin 2015 duke e intensifikuar gjatë periudhës shtator-dhjetor në zbatim edhe të nismës së Qeverisë për luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.

Nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Punës janë marrë masa konkrete për:

– mënjanimin e informalitetit si rrezik serioz në plotësimin e standarteve të punës, duke dhënë pasoja negative në sigurimin shoqëror e shëndetësor të punonjësve, praktikë kjo që  rrezikon prodhimin e brezave pa pension ose me pensione të reduktuara,

– marrjen e masave legjislative dhe rregullatore pas identifikimit të problematikave, për të kontribuar në reduktimin e punësimit informal në të gjithë sektorët e ekonomisë kombëtare

Gjithashtu theksojmë se duhet nxitur rritja e nivelit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Për të eleminuar punën në të zezë DRT-re, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore dhe Institucionet e tjera përkatëse Qendrore në Nivel Vendor, prioritet të tyre duhet të kenë marrjen e masave për realizimin e planit të të ardhurave në zërin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Drejtoria Rajonale Tatimore përveç praktikave të tjera (penaliteteve etj.), duhet të ndërmarrë veprimtarinë xitëse për deklarim vullnetar e të ndërgjegjësuar nga subjektet private fizike e juridike,  të fuqisë punëtore, praktikë që ka ardhur në rritje.

Inspektoriati Rajonal i Punës gjatë 6-mujorit të I-rë 2017 ka pasur në vëmendje tëtij :

– sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e administratës për njohjen dhe zbatimin e përcaktimeve që bëhen në legjislacionin e punës sipas llojeve të veprimtarive dhe ndryshimeve ekonomike.

– ndjekjen e deklarimit dhe të veprimtarive ekonomike që realizojnë punëmarrës të ndryshëm,

– përcaktimin e prioriteteve gjatë veprimtarive inspektuese në subjekte të ndryshme me aktivitet të ndryshëm ekonomik,

– ndjekjen  eveprimtarive ekonomike sipas subbjekteve punëdhënëse, duke e gërshetuar këtë praktikë me efektivitetin e garantimit të sigurisë së shëndetit në punë të punëmarrësve,

– evidentimin e subjekteve të paliçensuar dhe të punëmarrësve illegal (në të zezë).

Inspektoriati Shtetëror i Punës informon se për 6-mujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 112 punëmarrës ilegalë,  për të cilët sipas rregullave është mbajtur një procesverbal si dhe është bërë pezullimi i aktivitetit derisa të plotësohet nga punëdhënësi formulari i deklarimit. Ne vazhdim nga ana e Inspektoriatit do të ndiqet me përparësi  zbatimi i procedurave për përfshirjen në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të këtyre punëmarrësve ilegalë.

Për 6- mujorin e parë 2017,  Dega Rajonale e Inspektoriatit Shtetëror Dibër ka realizuar sipas planit të kontrolleve të gjitha kontrollet si më konkretisht vijon:

  1. Bujqësi, Pyje, Peshkim
  2. Miniera
  3. Ndërmarrje Prodhuese
  4. Elektricitet, gaz, ujë
  5. Tregëti
  6. Transport, Komunikacion
  7. Ndërtim
  8. Financë, shërbime sigurimesh
  9. Aktivitete të tjera

Janë realizuar 143 inspektime në 140 subjekte ekomomike me 2797 punëmarrës nga të cilët 536 femra.

Nga 2797 punëmarrës, 2101 të tillë punojnë ne vende pune me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë inspektimeve janë evidentuar 112 punëmarrës të padeklaruar (ilegalë), për të cilët u është lënë detyrë subjekteve të plotësojnë kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për deklarimin e tyre në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas informacioneve të marra, nuk janë ëvidentuar raste të punësimit të personave nën 18 vjeç.

Prefekti nga ana e tij theksoi:

Të merren masa për:

– Aplikimin e projekteve të ndryshme në investime dhe shërbime, për rritjen e kapaciteteve për të punësuarit, praktikë kjo që ndikon pozitivisht në eleminimin e punës në të zezë.

– Rritja e efiçiencës së Inspektoriatit Shtetëror të Punës  gjatë ushtrimit të kontrolleve mbi subjektet që aplikojnë punën në të zezë, duke ulur evazionin fiskal,

– Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve respektive për të influencuar në uljen e treguesve të punës në të zezë.

  1. Dixhitalizimi i sistemit të ndihmës ekonomike dhe kriteret e shpërndarjes së saj.

Projekti kombetar është në kuadër të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale.

Regjistri Elektronik i Ndihmës Ekonomike lidh në rrjet njësitë e pushtetit lokal, Shërbimin Social Shtetëror, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe institucionet të tjera si Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si dhe institucione të tjera që zotërojnë informacionin e nevojshëm për vlerësimin ekonomik, demografik dhe social të aplikuesve.

Edhe në qarkun e Dibrës ashtu si në të gjitha qarqet e tjera  është punuar për të zbatuar këtë projekt të rëndësishëm por sipas informacioneve të marra nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Dibër, vetëm Bashkia Dibër është bërë pengesë për realizimin e projektit në shkallë qarku e më gjërë pasi bashkitë e tjera të qarkut tonë kanë përfunduar këtë proces.

Për këtë qëllim Institucioni i Prefektit, në mënyrë të përsëritur i është drejtuar Bashkisë Dibër për t’i sjellë në vëmendje detyrimin që ka në lidhje me ngritjen e sistemit elektronik të ndihmës ekonomike. Me anë të disa shkresave dhe komunikimeve të përsëritura u kemi bërë me dije se Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka marrë përsipër të realizojë një projekt madhor me qëllim modernizimin e skemës së ndihmës ekonomike por për këtë qëllim nevojitet angazhimi i të gjitha OQV –ve për të realizuar shtrirjen e rrjetit të internetit në të gjitha njësitë administrative.

Nga monitorimi i kryer, rezulton se për Bashkinë Dibër si Bashkia më e rëndësishme në Qarkun tonë, nuk është realizuar shtrirja e internetit në njësitë administrative Lurë, Selishtë, Zall Dardhë, Zall-Reç, Arras. Gjithashtu sipas informacioneve edhe njësitë Muhurr dhe Luzni për të cilat është realizuar shtrirja e rrjetit, kanë problem me linjën e internetit.

Bashkia Dibër, pavarësisht angazhimeve për të realizuar në afat planin e shtrirjes së linjës së internetit dhe hedhjes së të dhënave për familjet përfituese, deri më tani ka arritur të realizojë hedhjen e të dhënave për vetëm 26% të totalit të familjeve përfituese. Ky ritëm i ulët i hedhjes së të dhënave sjell pasoja negative në funksionimin e përgjithshëm të skemës elektronike të ndihmës ekonomike.

Prefekti nga ana e tij rekomandoi: marrjen e masave urgjente për plotësimin e detyrimeve ligjore dhe institucionale në mënyrë që të mos krijohen pengesa për realizimin me sukses të këtij projekti të rëndësishëm dhe  bëri me dije se vonesat e shkaktuara nga ana e Bashkisë Dibër do të bëhen shkak për dështimin e skemës kombëtare.

20250965_10207580699589360_254951255_o 20273271_10207580699549359_1125332483_o