Në zbatim të ligjit 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut” si edhe në zbatim të urdhërit të Kryeministrit Nr. 44 datë 24.03.2006 “ Për zbatimin e Objektivave për Përmirësimin e Sigurisë në Rrugë”, mbështetur dhe në detyrat që ngarkohen në “Plan- Veprimin e Komitetit Ndërministror të Sigurisë Rrugore” dhe Rregullorja “Për funksionimin e Komitetit Ndërministror të Sigurisë Rrugore” me rend dite si vijon:
1.Informacion nga anëtarët e Grupit “ Për rritjen e nivelit të sigurisë në akset rrugore të Qarkut Dibër”
- Masat e marra dhe detyrat në vazhdim.
Grupi i Ekspertëve “Për Sigurinë në Rrugë” dhe vetë Prefekti në cilësinë e kryetarit të këtij organizmi, në zbatim të detyrave që përcakton legjislacioni përkatës, në vazhdimësi veçoi si prioritare këto pika:
– bashkëpunimin me Institucionet Qendrore në Nivel Vendor dhe OQV-te për vlerësimin, koordinimin dhe zbatimin e detyrave të evidentuara për çështjet e sigurisë në rrugë,
– marrjen e masave për krijimin e mundësive me qëllim zgjidhjen e situatave të lindura gjatë vlerësimit të ngjarjeve të ndodhura në rrugë.
– sigurimin e një bashkëpunimi të vazhdueshëm ndërmjet strukturave të Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor që shërbejnë në rrugë me ato të policisë së qarkullimit rrugor për evidentimin, analizimin dhe raportimin e ngjarjeve Institucioneve Qendrore të Sistemit të Varësisë,
– ndjekjen në rrugë zyrtare të mirë administrimit të fondeve të akorduara për rehabilitimin e akseve rrugore në përgjithësi e të atyre nacionale në veçanti,
– në takime e analiza me drejtues të Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor e në takime të tjera, Prefekti ka kërkuar përmirësimin e treguesve të sigurisë në rrugë dhe ndërtimin e një sinjalistike sa më funksionale, duke këmbëngulur në :
- përfundimin e vendosjes në rrugë të tabelave të reja të sinjalistikës, në ato pika e vende ku janë cilësuar për realizim të këtij procesi,
- mirëmbajtjen e sinjalistikës ekzistuese,
- zëvëndësimin e tabelave të dëmtuara apo të hequra.
