Ne zbatim te ligjit 107/2016 “Per Prefektin e Qarkut”, Urdherit Nr.51 date 13.04.2017 te Kryeministrit “Per krijimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese dhe koordinuese ne nivel qendror dhe lokal, te ngarkuara me pergjegjesine e zbatimit te planit te veprimit kunder kultivimit dhe trafikimit te kanabisit per periudhen 2017-2020”, me date 19.07.2017 nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Ardit Kaja u zhvillua mbledhja e Task-Forces per Luften Kunder Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabisit.
Ne kete takim te rradhes u analizuan dhe u vleresuan masat e marra gjate muajve qershor, korrik dhe u lane detyra per periudhen ne vazhdim.
Gjate kontrolleve te kryera nga policia vendore per muajin korrik jane evidentuar 2 raste te kultivimit dhe asgjesuar gjithsej 184 bime narkotike.
Prefekti Z. Ardit Kaja, theksoi edhe njehere nevojen urgjente per zabtimin e planit te veprimit si edhe detyrave te caktuara me urdher te Kryeministrit. Gjithashtu kerkoi bashkepunim maksimal ndermjet te gjitha institucioneve qe jane pjese e ketij organizmi.
