Sipas informacioneve te marra mbi situaten e krijuar nga renia e zjarreve ne Bashkite Mat dhe Klos, si dhe verifikimit ne vend gjate ketyre diteve jane kryer disa operacione per shuarje zjarri me helikopter duke bere te mundur izolimin e njeres ane te vatres se zjarrit ne Madhesh te Njesise Administrative Ulez. Ana tjeter e vatres mbetet aktive dhe vazhdojne perpjekjet per shuarjen nga ajri. Pas ores 10.00 eshte riaktivizuar vrullshem vatra e zjarrit prane Malit te Eres ne Komsi e cila ka pershkuar deri tani mbi 15 ha pyje ahu pasi nderhyrjet nga toka nuk kane dhene asnje efekt, kjo per shkak te terrenit te thyer, eres dhe temperaturave qe favorizojne djegien e drureve te ahut. Per shuarjen e kesaj vatre zjarri eshte kerkuar nderhyrja nga ajri.
Ne Bashkine Klos, gjate mesdites eshte riaktivizuar vatra e zjarrit ne zonen e quajtur Mali i Lezit. Nga riaktivizimi i zjarrit jane demtuar rreth 3 ha pyje. Nderhyrja nga toka nuk ka mundur te shuaje kete vater zjarri duke bere qe edhe Bashkia Klos te kerkoje nderhyrjen nga ajri.
Theksojme se, Institucioni i Prefektit ka monituruar vazhdimisht situaten duke ndihmuar per koordinimin e punes se institucioneve dhe ka kerkuar nga Kryetaret e Bashkive, shfrytezimin e te gjitha hapesirave dhe burimeve per te bere te mundur menaxhimin me sukses te kesaj situate te krijuar ne territorin e Qarkut tone.
