Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje e Shtabit te Emergjencave Civile

Diten e marte me dt. 15.08.2017, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Ardit Kaja u zhvillua mbledhja e Shtabit te Emergjencave Civile dhe Krizes ku u raportua mbi situaten e krijuar nga renia e zjarreve dhe masat e marra per perballimin e saj.

Ne kete takim te rendesishem morren pjese gjithashtu, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Brendshme Z. Genci Gjonçaj, Drejtori i Pergjithshem  i Emergjencave Civile Z. Shemsi Prençi, Drejtori i Drejtorise se Koordinimit me Prefektuarat prane Ministrise se Puneve te Brendshme Z. Bekim Murati, dhe Kryetari i Bashkise Diber Z. Muharem Rama.

Prefekti ne fjalen e tij theksoi nevojen per gadishmeri dhe perkushtim te te gjitha organeve kompetente, veçanerisht te Organeve te Qeverisjes Vendore per te bere mundur parandalimin e zjarreve ose mbajtjen nen kontroll te kesaj situate te paprecedente te krijuar ditet e fundit ne Qarkun e Dibres.

Prefekti Z. Ardit Kaja, gjithashtu kerkoi nga ana e strukturave te policise marrjen e te gjitha masave dhe zbatimin rigoroz te ligjit per identifikimin dhe venien para drejtesise te personave qe mund te kene shkaktuar zjarrvenie te qellimshme duke i shkaktuar shume deme mjedisit dhe ekonomise se vendit.

Nga ana e tij, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Brendshme  Z. Genci Gjonçaj, shprehu gadishmerine dhe perpjekjet e Institucionit qe perfaqeson per te qene prane komunitetit ne kete situate emergjente. Ai kerkoi nga te gjithe perfaqesuesit e institucioneve, veçanerisht nga administratoret vendore te marrin masa per sensibilizimin e popullates ne lidhje me situaten e krijuar dhe pergjegjesine qe duhet te kene per te parandaluar perhapjen e zjarreve ne mjedis. Z. Gjonçaj gjithashtu kerkoi qe Organet e Qeverisjes Vendore te menaxhojne me efektivitet burimet financiare dhe njerezore duke i vene teresisht ne sherbim te stabilizimit te situates se krijuar dhe parandalimin e krijimit te situatave te tjera te ngjashme.

Kreu i Emergjencave Civile, Z. Shemsi Prençi shprehu falenderimet per te gjithe ata qe u angazhuan ne perballimin e kesaj situate te pazakonte zjarresh por gjithashtu shprehu edhe shqetesimin per rastet e dyshuara si zjarrvenie te qellimshme dhe kerkoi nga drejtuesit e Organeve te Qeverisjes Vendore menaxhimin me efektivitet te fondeve te emergjencave civile dhe mos perdorimin e ketyre fondeve per qellime te tjera.

Gjate ketij takimi u prezantua edhe nje raport i hollesishem mbi situaten e krijuar dhe masat e marra per perballimin e saj.  Raportin e detajuar mund ta gjeni duke klikuar linkun e meposhtem:

Rap. i mb. E.C, per sit. zjarreve dt 15.08.2017

20861282_10212102528511065_254960155_o 20861303_10212102525710995_446676863_o 20883295_10212102526151006_1259985126_o 20883430_10212102525430988_2006765626_o 20884037_10212102527671044_624079882_o 20904109_10212102525911000_968111252_o 20930210_10212102528431063_471539203_o