Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me drejtuesit e arsimit në qark dhe distributoret e teksteve shkollore

Prefekti i Qarkut Dibër Ardit Kaja, organizoi një takim në të cilin morrën pjesë Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Dibër, drejtues të Zyrave Arsimore në Bulqizë dhe Mat si dhe distributorët e teksteve shkollore në qark.

Prefekti nga ana e tij u kërkoi pjesëmarrësve në takim, angazhim serioz për të bërë të mundur mbylljen e procesit të shpërndarjes së teksteve shkollore për të gjithë nxënësit, përpara çeljes së vitit të ri shkollor 2017-2018. Drejtuesit e Arsimit në qark dhe distributorët u shprehën se procesi po vazhdon normalisht  dhe se, gjithashtu do të bëhet shpërndarja falas e teksteve për të gjithë nxënësit që i përkasin komuniteteve rome dhe egjyptiane. Për nxënësit e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike do të rimbursohet  pagesa e teksteve sipas faturës tatimore që do të lëshojë distributori i autorizuar.

21270794_1663029267055279_2720768563262059811_n 21271020_1663029270388612_3263774256775408607_n