Ditën e hënë me dt. 06. 09. 2017, Prefekti i Qarkut Dibër Ardit Kaja organizoi nje takim në të cilin morren pjesë përfaqësuesja në Kuvend e Qarkut Dibër, Kryetari Bashkisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve, ekspertë të fushës etj.. Në këtë takim u diskutua mbi situatën e krijuar në qytet nga mungesa e ujit të pijshëm dhe për masat që duhen marrë për zgjidhjen e këtij problemi.
Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Dibër, informoi mbi situatën, shkaqet dhe masat e marra për normalizimin e saj.
Prefekti i Qarkut Ardit Kaja kërkoi angazhim serioz dhe urgjent për të bërë të mundur ofrimin cilësor të shërbimit për qytetarët dhe siguroi bashkëpunim të strukturave që drejton në mënyrë që zgjidhja të jetë e shpejtë dhe konkrete.
