Ditën e martë me datë 19.09.2017, Prefekti organizoi një takim me përfaqësues të bashkive të Qarkut Dibër, Drejtorisë Arsimore Rajonale, Zyrave Arsimore Bulqizë dhe Mat si dhe disa drejtues të shkollave. Në këtë takim u lexua raporti i dalë nga inspektimi që ka kryer grupi ndërinstitucional i punës i ngritur me urdhër të Prefektit, në periudhën kohore 04-15 shtator. Kryetari i Bashkisë Dibër, raportoi se punimet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore vazhdojnë dhe se gjendja është përmirësuar ndjeshëm që nga dita kur grupi i punës i ngritur nga Prefekti ka ndërprerë inspektimet. Për këtë qëllim bashkia ka angazhuar të gjithë punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve për të realizuar riparimet dhe furnizimet e nevojshme për të gjitha shkollat. Gjithashtu edhe drejtues dhe përfaqësues të bashkive të tjera në qark shprehën angazhimin e tyre në shërbim të përmirësimit të infrastrukturës shkollore.
