Bashkia Mat, festoi Ditën Botërore të Turizmit në Ulëz. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në këtë zonë, ardhja e vizitorëve vendas dhe të huaj. Por, për të arritur deri këtu duhet që komuniteti të sensibilizohet për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës së vendit ku jeton. Ndërkohë, Dita Boterore e Turizmit, promovon vlerat turistike, kulturore dhe ato natyrore të zonës të cilat janë me të vërtetë unikale. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, pasi do të jenë banorët që do t’i ofrojnë shërbimet vizitorëve ditorë dhe atyre afatgjatë. Parku Natyror Rajonal i Ulzës përbën shembullin e parë në vendin tonë të kësaj përqasje të re për t’i sjellë zonat e mbrojtura më afër komunitetit, autoriteve vendore dhe institucioneve qëndrore duke kontribuar si në mbrojtjen e natyrës dhe në njohjen e vlerave historike-kulturore të zonës. Për këtë park kërkohet të promovohen vlerat e biodiversiteti që kjo zonë strehon, të zgjerojë interesin për zhvillimin e turizmit dhe të sjellë në vëmendjen e çdo vizitori mundësinë e argëtimit dhe kënaqësisë dhe pse jo, të bëhet shembull dhe promotor për shpalljen e parqeve të tjerë natyror rajonal në Shqipëri.
Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe falenderuar edhe organizatat partenere ku patën rol kryesor në zhvillimin dhe mbeshtetjen e aktivitetit, fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit), Organizatën Miqësia Ulëz, Ambasada Suedeze (Embassy Sweden of Tirana), Qendren Rajonale e Mjedisit Shqiperi (REC).