Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Inspektim i tuneleve të Selicës në Burrel

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Prefekti i Qarkut Diber Ardit Kaja, inspektuan punimet e nisura tre muaj më parë për pastrimin e hotspotit të Selicës (Burrel). 20 vjet më parë, shpërthimi në tunelet e mbushura me armatim shkaktoi 23 viktima në radhët e banorëve të fshatit Selicë.

Në 3 muaj të operacionit “Selica” janë gjetur mbi 390 mijë copë municione dhe fishekë të kalibrave të ndryshme dhe është kontrolluar sipërfaqja prej 130 m² e njërit prej tuneleve që po pastrohet. 

Zyra e Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO), si një strukturë e specializuar e Ministrisë së Mbrojtjes, një ekip profesionistësh, i ndërtuar gjatë dekadës së fundit me mbështetjen e PNUD dhe donatorëve të ndryshëm, koordinon dhe monitoron operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura në hotspote dhe njëherësh bën certifikimin e zonave pas pastrimit të plotë të tyre.

22538756_1440036542698728_4688220430360200862_o 22550296_1440037736031942_5721450082389396123_o 22553359_1440037746031941_7451591970997296844_o 22555513_1440037182698664_4293684460223783703_o 22555591_1440035549365494_3830774529409492706_o 22555714_1440038049365244_8094019816845524919_o 22769853_1440038306031885_839512438140681366_o