Ditën e premte me datë 03.11.2017, u prezantua Prefekti i ri i Qarkut Dibër ish Koloneli i Forcave të Armatosura Nexhbedin Shehu. Prefekti u prezantua nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vuri theksin në një bashkërendim efikas mes pushtetit vendor e Forcave të Armatosura, por edhe në rezultate të mira pune në të mirë të qytetarëve, veçanërisht në rastet e emergjencave civile.
Prefekti Nexhbedin Shehu, së pari falenderoi paraardhësin e tij Z. Ardit Kaja, për punën e bërë dhe theksoi se do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet që veprojnë në Qarkun Dibër duke qenë në këtë mënyrë më afër komunitetit dhe problemeve që kërkojnë zgjidhje.
