Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Angazhim për të shmangur fenomenin e “fëmijëve të kromit” në Bulqizë

Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu mbledh në tryezë përfaqësues të pushtetit lokal, shkollave dhe bizneseve të kromit që operojnë në qytetin e  Bulqizës për të diskutuar mbi mundësitë e ndalimit të punës së fëmijëve për mbledhjen e kromit

“Të shohim mundësinë e futjes së këtyre familjeve në skema punësimi dhe ndoshta donacione për të lehtësuar vështirësitë e tyre ekonomike”, tha prefekti Nexhbedin Shehu.

Drejtoresha e Arsimit në Bulqizë dënoi deklaratën e drejtoreshes së shkollës “Xhevdet Doda”, e cila ishte shprehur për televizionin Top Channel se në Bulqizë është normale që fëmijët të mbledhin krom. Gjithashtu Drejtoresha e Zyrës Arsimore Bulqizë u shpreh se do merren masa disiplinore për të gjithë ata mësues ose drejtues shkollash që nuk evidentojnë nxënësit e tyre dhe i lejojnë që të vazhdojnë të mbledhin krom.

Shefi i komisarjatit Bulqizë kërkoi bashkëpunimin e të gjitha subjekteve që mbledhin kromin për të mos blerë minerale nga ata që i marrin prej fëmijëve.

Drejtori i Tatimeve Diber u kërkoi pronarëve që të sigurojnë inertet e nxjerra nga galeritë e tyre. Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord që të merren masa ndaj bizneseve që nuk kontrollojnë ose lejojnë fëmijët të grumbullojnë mineral kromi në stoqet e tyre.

Prefekti në përfundim të takimit kërkoi bashkëpunim ndërinstitucional dhe angazhim serioz me qëllim ndalimin e këtij fenomeni shqetësues.

IMG-20171130-WA0004 IMG-20171130-WA0005 IMG-20171130-WA0006 IMG-20171130-WA0007 IMG-20171130-WA0008