Ditën e premte me datë 01.12.2017 dhe ditën e shtunë me datë 02.12.2017 Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, mblodhi Shtabin e Emergjencave Civile. Prefekti gjithashtu ka ndjekur nga afër angazhimin e strukturave në menaxhimin e situatës së krijuar nga rreshjet e ditëve të fundit. Situata më problematike u shfaq në Njësinë Administrative Gjoricë si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Zall, ku pritet ndërhyrja e FA për normalizimin e situatës.
