Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu priti në takim përfaqësuesen e CIJA-s (Commision for International Justice and Accountability), Drejtuesen e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Dibër si dhe Përgjegjësit e Zyrave Arsimore Mat dhe Bulqizë. Takimi kishte si qëllim informimin për trajnimet që kjo organizatë ka kryer në Qarkun tonë me qëllim kryesor luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në shkolla në veçanti e në komunitet në përgjithësi.
Trajnimi mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, CIJA US dhe Qendra Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri nën moton “Me Shkollat për Komunitete të Sigurta”. Fokusi kryesor i këtij projekti është identifikimi i shkaqeve që nxisin ekstremizmin e dhunshëm në shkolla dhe në komunitet.
Prefekti nga ana e tij, shprehu gadishmërinë për të ofruar asistencë dhe bashkëpunim me qëllim realizimin me sukses të projektit në Qarkun Dibër.
