Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, në datat 18 dhe 19 janar, u zhvilluan takimet me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor në rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat.
Të gjithë drejtuesit informuan Prefektin mbi realizimin e detyrave të muajit dhjetor dhe të vitit 2017 në përgjithësi.
Gjithashtu u raportua për masat e marra me qëllim parandalimin e situatave të mundshme problematike dimërore .
Prefekti nga ana e tij u kërkoi të gjithë përfaqësuesve të angazhohen maksimalisht me qëllim realizimin e planeve dhe programeve të punës dhe të bashkëpunojnë në rast vështirësish.
