Sot me datë 28.02.2018 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua mbledhja e planifikuar në lidhje me ecurinë e aksionit kundër informalitetit në sektorin e ujit të pijshëm. Në këtë takim morrën pjësë përfaqësues të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe të pushtetit vendor të cilët raportuan për ecurinë e këtij procesi sipas fazave.
Nga informacionet e dhëna rezulton se është punuar në drejtim të verefikimit të bizneseve të cilat nuk kanë kontrata të rregullta me ndërmarjen e ujësjellës-kanalizimeve duke i hapur rrugë formalizimit të tyre. Gjithashtu, është punuar edhe në drejtim të lidhjes së akt-marrëveshjeve me konsumatorët siç janë bizneset dhe familjarët për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura. Vazhdon arkëtimi i të ardhurave nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura, si dhe velja e detyrimeve koherente ka një përmirësim në të gjitha bashkitë e qarkut.
Procesi i instalitimit të matësave për konsumatorët familjarë dhe biznese vazhdon me ritëm jo të kënaqshëm pasi ka mungësë të matësave.
Sipas informacioneve, nga të katër bashkitë e Qarkut Dibër janë marrë të gjitha masat e nevojshme për fillimin e aksionit sipas fazës së tretë në lidhje me konsumtorët familjarë.
Prefekti nga ana e tij la detyrë të përmirësohen treguesit të cilët nuk janë në nivelin e dëshiruar si dhe të merren të gjitha masat për kalimin e të gjitha aseteve të ujësjellësave të ish-komunave nën administrimin e bashkive përkatëse brenda muajit Mars.
