Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e Organit Këshillues dhe Komitetit Rajonal të Turizmit

Ditën e mërkurë me datë 28.02.2018 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua mbledhja e përbashkët e Komitetit Rajonal të Turizmit dhe Organit Këshillues të Prefektit.

Përfaqësuesit e bashkive të Qarkut Dibër informuan mbi plan-veprimet për vitin 2018 në drejtim të zhvillimit të turizmit në qark.

Bashkia Dibër në bashkëpunim me mbështetjen financiare të USAID dhe Qeverisë Suedeze ka rehabilituar së fundmi Zyrën e Informacionit Turistik në prefektidibergov. Në këtë zyrë do të informohen të gjithë të interesuarit për gjithçka në fushën e turizmit në Bashkinë Dibër.

Përfaqësuesja e Bashkisë Dibër gjithashtu, informoi se Bashkia është e angazhuar për të shfrytëzuar të gjitha asetet e saj në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në territorin e saj. Përqëndrimi i kryesor i punës do të jetë në drejtim të promovimit të pikave kryesore turistike duke u angazhuar në zhvillimin e turizmit familjar dhe nxitjen e banorëve të interesuar për rehabilitimin e bujtinave.

Përfaqësuesi i Bashkisë Klos e përqëndroi diskutimin e tij kryesisht në aspektin historik duke vënë theksin në rëndësinë që ka për zhvillimin e turizmit kjo zonë që shtrihet nga Klosi në drejtim të Tiranës. Kjo zonë kryesisht dallohet për vlera natyrore dhe historike duke përfshirë Kalanë e Petralbës ku sipas të dhënave historike ka qenë një vendpushim i rëndësishëm i Skënderbeut. Në këtë zonë janë zbuluar gjithashtu disa elementë albanologjikë që mund të tërheqin vëmëndjen e turistëve vendas e të huaj. Përfaqësuesi i Bashkisë Klos u shpreh se meqënëse këtë zonë do ta përshkruajë rruga e Arbrërit kërkojmë që qeveria të rrisë vëmendjen duke shtuar fondet financiare për rehabilitimin e disa akseve rrugore dhe disa kullave me rëndësi të veçantë historike.

Bashkia Mat dhe Bashkia Bulqizë nuk u përfaqësuan në këtë takim.

Pas diskutimeve të përfaqësuesve të qeverisjes vendore diskutuan gjithashtu edhe anëtarët e organit këshillues të cilët mbështetën mendimet e kolegëve të tyre për financimin e turizmit në Qark dhe kthimin e tij në një burim të qëndrueshëm të ardhurash.

Në këtë takim  u miratua Tematika Vjetore e Organit Këshillues për vitin 2018 dhe u diskutua mbi përparësitë e zhvillimit të turizmit në qark dhe masat që duhen marrë për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2018.

 

 

28555654_10208855833346907_447017301_o 28694074_10208855833266905_847663508_o