Me rastin e promovimit të “Ulza Eco Park” si dhe festimit të ditës së Shën Markut në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat u organizua një aktivitet i cili gjithashtu pati si qëllim promovimin e vlerave natyrore dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë. Bashkia Mat në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Agjensinë për Zhvillimin e Rajoneve, Fondacionin CNVP dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, organizuan këtë eveniment dhe ftuan të marrin pjesë si përfaqësues të institucioneve ashtu edhe komunitetin, i cili pritet të jetë përfituesi kryesor i të ardhurave që do të sigurojë Ulza si destinacioni më i ri turistik në Shqipëri.
