Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA) zhvilloi një takim informues duke përfshirë shumë aktorë që operojnë në Qarkun e Dibrës dhe që ofrojnë shërbim të drejtëpërdrejtë për qytetarët. Përsa i përket misionit të ADISA-s dhe objektit të veprimtarisë së saj,  konsiston në ofrimin e shërbimeve publike me standard të përmirësuar nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë  duke ofruar shërbime publike të institucioneve të nivelit qendror e vendor në një vend e me një ndalesë. ADISA është gjithashtu autoriteti përgjegjës për hartimin e standardeve të ofrimit të shërbimeve publike në nivel kombëtar, si dhe kujdeset për shumëfishimin e kanaleve e mënyrave të ofrimit të shërbimeve publike nëpërmjet zgjidhjeve inovatore sa më afër nevojave të qytetarëve e bizneseve

31277535_10209187748204571_3070816614942244864_n