Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e Organit Këshillues të Prefektit

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër z. Nexhbedin Shehu u zhvillua mbledhja e Organit Këshillues për muajin Prill 2017.

Në këtë takim u diskutua mbi skemën e re të ndihmës ekonomike dhe rezultatet në Qarkun e Dibrës. Përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, raportuan lidhur me funksionimin e skemës së re të ndihmës ekonomike në qarkun tonë dhe gjithashtu shprehën angazhimin e tyre për të punuar në drejtim të zvogëlimit të problematikave. Prefekti nga  ana e tij u kërkoi administratorëve socialë nëpër bashki të angazhohen maksimalisht për kryerjen me përgjegjësi e saktësi të detyrës që u ngarkon ligji.

Në pjesën e dytë të këtij takimi u diskutua mbi realizimin e planit të mbledhjes së taksave nacionale e vendore nga organet kompetente.

31288246_10209187749164595_2682809844947222528_n 31292734_10209187749284598_7936304062050336768_n 31292805_10209187749044592_5007248761177505792_n