Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e Task-Forcës për Luftën kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike për muajin Prill 2017.
Në këtë takim u miratua programi i punës së shtabit të ngritur në nivel qarku pranë Prefektit për vitin 2018 dhe u diskutua mbi zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Prefektit të Qarkut dhe Kryetarëve të Bashkive Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos. Gjithashtu u miratua grafiku i takimeve që janë parashikuar të zhvillohen në zona të caktuara me qëllim sensibilizimin e popullatës për rëndësinë e luftës kundër narkotikëve.
Drejtoria e Policisë së Qarkut informoi gjithashtu për punën e bërë në drejtim të parandalimit të këtij fenomeni.
![]()