Në këtë takim u informua nga të pranishmit mbi masat e marra për parandalimin dhe përballimin e situatave të mundshme emergjente që mund të krijohen nga rrënia e zjarreve në sezonin veror 2018.
Prefekti nga ana e tij kërkoi angazhim maksimal dhe bashkëpunim serioz ndërinstitucional nga të gjithë aktorët me qëllim parandalimin e situatave të tilla.
