Mbështetur në nenin 20, të Ligjit Nr.93/2015, datë 27.07.2015 “Për Turizmin”, Udhëzimit Nr.8502, datë 24.10.2016 të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit”, si dhe në kuadër të fillimit të Sezonit Turistik Veror 2018, ditën e enjte me datë 24.05.2018 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Turizmit. Në këtë takim u diskutua mbi masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik veror 2018.
