Sot me datë 12. 12. 2018, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu u zhvillua një takim me qëllim koordinimin e punës për plotësimin e saktë të adresave të qytetarëve.
Në takim morrën pjesë përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile pranë bashkive si dhe Përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Dibër.
Prefekti udhëzoi të pranishmit dhe u la detyrë:
- Të ngrihen grupe pune në çdo njësi administrative me qëllim saktësimin e adresave,
- Të raportohet çdo javë mbi punën e kryer,
- Detyrat të përfundojnë deri më 25 shkurt 2019.
