Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu merr pjesë në prezantimin e projektit “Bashki të Forta”

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu morri pjesë në prezantimin e projektit “Bashki të Forta”. Ky projekt financohet nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim,  implementohet nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe ka për qëllim mbështetjen e bashkive me qëllim përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Në seancën e parë informuese gjithashtu morrën pjesë, kryetarë të bashkive të qarkut si dhe drejtues të disa institucioneve qëndrore në nivel vendor.

Prefekti nga ana e tij përshëndeti  organizatorët dhe pjesëmarrësit si dhe kërkoi nga drejtuesit e bashkive të sigurojnë bashkëpunim dhe të përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga projekte të tilla duke rritur performancën në drejtim të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

48359228_759817551052587_5891934010367541248_n 48361740_2188197124788164_5131469025083129856_n 48387860_515451405612843_5972371540866498560_n 48391429_1966076870352618_6567477003899895808_n