Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu organizoi takimin e fundit të vitit 2018 të Tryezës Teknike dhe Komitetit Rajonal Antitrafik.
Prefekti informoi pjesëmarrësit mbi rezultatet e Konferencës Kombëtare Kundër Trafikimit të Personave si dhe i informoi mbi përmbledhjen e botuar nga Ministria e Brendshme mbi “Procedurat Standarte të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit”.
Prefekti gjithashtu kerkoi nga anëtarët e tryezës të bëjnë një analizë të shkurtër të punës për vitin 2018 dhe të marrin masa për përgaditjen në kohë të plan-veprimit për vitin 2019.
