Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, duke u nisur nga situata e krijuar pas rreshjeve të dy ditëve të fundit, inspektoi në terren punën e bashkive dhe firmave kontraktore për pastrimin e rrugëve nacionale dhe rurale. Gjithashtu Prefekti u ndal edhe në disa qendra shëndetësore, me qëllim verefikimin e gadishmërisë dhe evidentimin e nevojave që paraqiten, duke ofruar asistencën dhe angazhimin e tij për ti përcjellë problematikat dhe për ti zgjidhur ato.
