Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, mbledh Shtabin e Emergjencave Civile

Prefekti i Qarkut  Dibër Z. Nexhbedin Shehu për herë të dytë brenda pak ditësh mblodhi Shtabin e Emergjencave Civile me qëllim analizimin e rezultateve të punës së deritanishme për menaxhimin e situatës pas reshjeve dhe koordinimin e mëtejshëm të veprimeve për hapjen përfundimtare të të gjitha akseve parësore dhe dytësore sipas njësive administrative. Prefekti duke falenderuar për punën e bërë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional të siguruar gjatë këtyre ditëve kërkoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe angazhimit dhe në ditët në vijim për realizimin e plotë të pastrimit të akseve rrugore problematike të njësive të thella administrative. Prefekti duke ndarë me të pranishmit informacionin e siguruar nga inspektimet e kryera personalisht në terren kërkoi nga ata, kryesisht nga Bashkia dhe Drejtoria Vendore e Policisë të angazhohen për normalizimin tërësor të qarkullimit përpara rinisjes së parashikuar të rreshjeve të dëborës me qëllim që menaxhimi i mëtejshëm të jetë më i lehtë. Prefekti kërkoi të krijohen të gjitha kushtet e përshtatshme për vazhdimin normalisht të mësimit si dhe të angazhohet maksimalisht bashkia për menaxhimin e mbetjeve urbane nëpër çdo lagjie. Nga Drejtoria e Shëndetit Publik kërkoi të sigurohet vazhdimi pa ndërprerje i punës nëpër qendra shëndetësore dhe menaxhimi i rasteve me përgjegjësi të plotë. Gjithashtu nga Drejtori i Shërbimit Spitalor Dibër kërkoi të vlerësojë mundësitë për sigurimin e ngrohjes 24 orë për ambjentet spitalore si bashkëpunimin me institucione të tjera në rast nevoje për mjete të kalueshmërisë së lartë. Prefekti në përfundim të takimit duke ritheksuar se përparësi dhe rëndësi të veçantë në këtë situatë ka lehtësimi i vështirësive të krijuara për komunitetin kërkoi bashkëpunimin dhe angazhimin e plotë të të gjitha kapaciteteve si dhe ofroi bashkëpunimin dhe asistencën e tij të pandërprerë.

49864255_2303049883261430_5382363856121102336_n 49895641_310230492961126_3823206572083904512_n50250750_234054127529872_3585971004062564352_n