Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbi vendimin e Këshillit të Bazenit Ujor Drin-Bunë për dhënien me konçesion të ujit të llixhave të prefektidibergovsë

Këshilli i Bazenit Ujor Drin-Bunë me dt. 11. 12. 2018 ka marrë vendim për dhënie leje shfrytëzimi të burimit të ujit të llixhave të prefektidibergovsë nga subjekti privat “Nesimi SHPK”. Një vendim i tillë “nxjerr jashtë loje” Qendrën Balneare prefektidibergov e cila funksionon mbi bazë të një VKM-je. Nga ana tjetër janë mbi 35 hotele dhe mbi 100 biznese familjare që e kanë lidhur veprimtarinë e tyre me funksionimin e ndërmarrjes së llixhave. Nisur nga këto shqetësime Prefekti i Qarkut Dibër organizoi një takim me përfaqësues të ndërmarrjes së llixhave, përfaqësues të Bashkisë Dibër si dhe përfaqëues të komunitetit dhe biznesit. Prefekti i është drejtuar AKMU-së dhe Këshillit të Bazenit Drin-Bunë me një shkresë me anë të tëcilës kërkon anulimin e këtij vendimi pasi ky vendim nuk ka marrë në konsideratë disa akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e ndërmarrjes së llixhave të prefektidibergovsë.