Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Nën Drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër, Z. Nexhbedin Shehu u zhvillua sot analiza mujore e punës së Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor. Në këtë Takim u raportua mbi realizimin e detyrave të muajit shkurt 2019 dhe u diskutua mbi problematikat dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.

Prefekti duke u ndalur në punën e Drejtorisë Vendore të Policisë, kërkoi të mbahet në të njëjtin nivel lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu në kuadër të fushatës “Krijo oksigjenin tënd” i kërkoi Drejtorit e Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Mjedisore të koordinojë punën me Drejtorinë Arsimore dhe administratën në përgjithësi për implementimin e kësaj nisme dhe motivimin nëpërmjet një fushate sensibilizuese të të gjithë të rinjve dhe të rejave për mbjelljen e sa më shumë pemëve për t’i ardhur në ndihmë procesit të pyllëzimit në Qarkun e Dibrës.

Prefekti nga ana e tij kërkoi nga Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër të marrë masa që të gjithë mësuesit të jenë të angazhuar për 8 orë në ambjentet shkollore  me qëllim rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe motivimin e nxënësve për të qenë sa më të përfshirë në këtë proces.

Prefekti gjithashtu, duke vënë theksin në cilësinë ushqimore, nga Agjensia e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kërkoi të angazhohet seriozisht në luftën kundër informalitetit në fushën e therjes dhe tregtimit të mishit duke nxitur dhe mbështetur hapjen e thertoreve të reja konform rregullave të përcaktuara në ligj.

53112126_259958611594353_6300851618917122048_n