Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, ishte pjesë e vizitës së Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Dibër.
Duke qenë se nxitja e punësimit vazhdon të jetë një nga prioritet më kryesore të qeverisë, nëpërmjet implementimit të programeve të nxitjes së punësimit, synohet të kualifikohen, të kryejnë praktika profesionale dhe të punësohen punëkërkuesit e papunë të rregjistruar në Zyrën e Punësimit Dibër.
Kategoritë e punëkërkuesve që përfitojnë nga këto programe përfshijnë jo vetëm të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë apo ata që kanë fituar statusin e jetimit, personat me aftësi të kufizuar, femrat nga grupet e veçanta, punëkërkues të dalë nga skema e ndihmës ekonomike apo që trajtohen aktualisht me të, por edhe çdo të papunë pa arsim apo pa kualifikim profesional.
Ditën e Sotme janë publikuar si të lira 33 vende pune por problem mbetet mos kualifikimi profesional i personave të rregjistruar si të papunë, dhe për këtë qëllim Drejtuesi i Zyrës Vendore të Punësimit Dibër kërkoi rishikimin e mundësisë për hapjen e qendrave të formimit profesional në Dibër. Aktualisht raportohet se 7 subjekte private dhe 32 të punësuar kanë përfituar nga skema e nxitjes së punësimit.
Prefekti nga ana e tij, duke qenë se ndjek vazhdimisht nga afër aktivitetin e Zyrës Vendore të Punësimit, rekomandoi të kushtohet vëmendje në nxitjen e punësimit nëpërmjet kualifikimit dhe gjithashtu implementimin e skemave të vetëpunësimit duke informuar dhe këshilluar qytetarët për mundësitë që kanë për tu bërë pjesë e tregut të punës dhe nevojave që ka ky treg për profesione specifike.
