Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Konferenca Rajonale me temë: “Për Marrjen e Masave për Parandalimin e Kultivimit të Bimëve Narkotike”

Sot më datë 28.03.2019 nën drejtimin dhe organizimin e Prefektit të Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, u zhvillua Konferenca Rajonale me temë: “Për Marrjen e Masave për Parandalimin e Kultivimit të Bimëve Narkotike”. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë, drejtues komisariatesh, drejtues të njësive të vetëqeverisjes vendore e njësive administrative, drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor si dhe kryetarë fshatrash.

Prefekti duke analizuar punën e bërë në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, theksoi rëndësinë që ka në vetvete ky proces dhe kërkoi nga të pranishmit që në cilësinë e personave përgjegjës për zbatimin e planit të masave, të kenë parasysh se parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike është një ndër prioritetet më kryesore të punës së Policisë së Shtetit dhe rrjedhimisht duhet të jetë prioritet edhe për Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Prefekti kërkoi që në kuadër të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, të mbahen nën kontroll elementët me tendencë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, të kryhet një proces sensibilizimi i popullatës dhe kryesisht i nxënësve të shkollave duke ushtruar gjithashtu kontroll të pandërprerë të zonave të evidentuara si problematike dhe zonave me pozicione të përshtatshme për të ndihmuar procesin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.

55471899_372339723368026_7593556454829719552_n 55935522_397923327667667_8420195968338624512_n