Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu merr pjesë në prezantimin në Dibër të raportit të parë të monitorimit të Shoqërisë Civile mbi Planin Kombëtar të Veprimit të Aftësisë së Kufizuar (2016-2020). Raporti është hartuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri”, zbatuar nga World Vision në partneritet me Albanian Disability Rights Foundation dhe Defending the Rights of People With Disabilities.
