Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e parë e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore

Sot më datë 18. 04. 2019, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e parë e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore të krijuar sipas VKM-së nr. 593 datë 09. 10. 2018 “Për përbërjen, funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e Komiteteve të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”.

Prefekti në cilësinë e Kryetarit të Komitetit prezantoi qëllimin e krijimit të këtij organizmi, duke sqaruar funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë me të cilat ngarkohet çdo anëtar në bazë të VKM-së së sipërcituar. Gjithashtu, Prefekti nga ana e tij, sugjeroi të përmirësohet draft-rregullorja e paraqitur nga Agjensia Rajonale e Zonave të Mbrojtura Mjedisore me qëllim përcaktimin në draft rregullore të përgjegjësive dhe detyrave të secilit anëtar sipas VKM-së nr. 593 datë 09. 10. 2018.

Prefekti, kërkoi të përgaditet një dosje e veçantë për Parkun Kombëtar të Lurës që do të ndihmojë në menaxhimin sa më efektiv të planit të zhvillimit të këtij parku, duke njoftuar në vazhdimësi edhe Prefektin në cilësinë edhe të Kryetarit të Komitetit.

57226372_2671405612875740_7463446274637824000_n