Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, ishte i pranishëm në pritjen e organizuar me datë 17.05.2019, nga Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari. Takimi në të cilin morrën pjesë 12 Prefektët e Qarqeve të Republikës së Shqipërisë u zhvillua me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe realizimin e një bashkëpunimi ndërinstitucional.
Pas pritjes së organizuar në ambjentet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua një takim në Bashkinë e Tiranës me Kryetarin e Bashkisë Z. Erion Veliaj, i cili njohu prefektët me sfidat që paraqet administrimi i Tiranës duke vijuar më pas me një vizitë në një agrobiznes në Lundër të Njësisë Administrative Farkë.
