Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Vizitë pune në ambjentet e Degës së Doganës Bllatë, Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit dhe zyrave të AKU-së

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, zhvilloi një vizitë pune në ambjentet e Degës së Doganës Bllatë, Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit dhe zyrave të AKU-së pranë kësaj pike doganore, me qëllim verefikimin nga afër të kushteve dhe ambjenteve të punës duke u dhënë gjithashtu mundësi drejtuesve të këtyre institucioneve të shprehin edhe ndonjë shqetësim që mund të kenë në lidhje me punën e tyre të përditshme.

Prefekti gjithashtu kërkoi bashkëpunim dhe ndërveprim ndërmjet institucioneve që operojnë në pikën doganore Bllatë me qëllim arritjen e objektivave dhe kryerjen e punës me përgjegjshmëri ligjore.

60722827_986908064831017_4017623571021955072_n 61002248_2334592826587159_8280248552102297600_n 61164775_427639461389380_587055388650635264_n 61549342_382410392370761_3067889255427604480_n