Flamuri
Republika e Shqipërisë
Uncategorized

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu përshëndeti ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave të kursit të formimit profesional

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu përshëndeti ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave të kursit të formimit profesional të organizuar nga Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti”.

Ky kurs i ndjekur nga 30 nxënës të kësaj shkolle është zhvilluar për një periudhë 6 mujore duke synuar përveç aftësimit profesional të nxënësve edhe përgatitjen e tyre për tu përballur me kërkesat e tregut të punës.

Projekti i implementuar nga EMC Group Albania dhe GIZ është një bashkëpunim gjerman i cili ka gjetur mbështetjen e institucioneve shtetërore konkretisht të DAR Dibër dhe Zyrës Rajonale të Punësimit Dibër. Gjithashtu bizneset kanë ofruar ndihmesën dhe interesin e tyre për këtë projekt duke shprehur dhe gadishmërinë për t’i punësuar në vijim.

Prefekti nga ana e tij, duke përgëzuar dhe falenderuar organizatorët për këtë ndërmarrje të suksesshme, vuri theksin në domosdoshmërinë e nxitjes së formimit profesional të të rinjve si formë më e sigurtë punësimi.

Prefekti gjithashtu përgëzoi dhe uroi të gjithë nxënësit për suksesin e arritur dhe i këshilloi të përparojnë vazhdimisht në rrugën e dijes dhe aftësimit profesional.