Sot më datë 25. 07. 2019 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu u zhvillua një takim me Sekretarët e të katër Këshillave Bashkiakë dhe u diskutua mbi realizimin e një procesi të rregullt e ligjor të konstituimit të këshillavë të rinj bashkiakë të dala si rezultat i zgjedhjeve të 30 qershorit. Prefekti kërkoi nga Sekretarët e Këshillave, që pas shpalljes së rezultateve nga organi kompetent i përcaktuar në Kodin Zgjedhor, të merren të gjitha masat e nevojshme në respekt të afateve proceduriale të përcaktuara në ligj.
Prefekti gjithashtu kërkoi që në mbledhjen e parë të Këshillit të realizohet një pjesëmarrje gjithpërfshirëse në mënyrë që t’i jepet serioziteti i duhur këtij procesi.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua mbi datat për zhvillimin e mbledhjes së parë të këshillave bashkiakë dhe paraprakisht u vendos:
Këshilli i Bashkisë Dibër: 06. 08. 2019
Këshilli i Bashkisë Mat: 02. 08. 2019
Këshilli i Bashkisë Bulqizë: 05. 08. 2019
Këshilli i Bashkisë Klos: 07. 08. 2019
Prefekti nga ana e tij, garantoi sekretarët e këshillave, që do t’ju ofrohet asistencë dhe mbështetje institucionale e vazhdueshme në kuadër të zbatimit të ligjit përgjatë gjithë këtij procesi.
