Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje e Organit Këshillues pranë Prefektit

Ditën e sotme me datë 26.01.2021, nën drejtimin e Prefektit të qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e rradhës e Organit Këshillues me tematikë: “Raportim dhe diskutim mbi prioritetet e investimeve për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të qarkut Dibër për vitin 2021”.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm për të raportuar sipas rendit të ditës, përfaqësues të të katër bashkive të Qarkut Dibër.

Përfaqësuesit e bashkive informuan Prefektin mbi prioritetet e investimeve, duke theksuar se për vitin 2021 do të kryhen investime si nga fondet e transfertave të pakushtëzuara ashtu edhe nga të ardhurat e vetë bashkive, kryesisht me qëllim rehabilitimin e infrastrukturës dhe rikonstruksionin e shkollave e qendrave shëndetësore.

Prefekti nga ana e tij, në mënyrë konkrete dhe të detajuar kërkoi nga përfaqësuesit e bashkive që gjatë procesit të planifikimit të investimeve të mbajnë parasysh nevojat më emergjente dhe rastet më të domosdoshme që kërkojnë vëmendje dhe investim. Në këtë kuadër Prefekti kërkoi të investohet në rehabilitimin e shkollave dhe qendrave shëndetësore të zonave rurale duke mbajtur gjithmonë parasysh lëvizjet dhe përqëndrimet e popullsisë. Në këtë kuadër, sipas tij, duhet shmangur përqëndrimi i vëmendjes vetëm në zonat urbane për të krijuar mundësi gjithashtu edhe për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve rurale.