Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e sotme me datë 27.01.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në prefektidibergov mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite: Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit janar 2021. Në kuadër të zbatimit të masave anti-Covid, takimi u zhvillua me tre seanca.

Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, duke i falenderuar për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar, kërkoi veçanërisht që në këtë sezon dimëror të merren masa për të qenë në gadishmëri dhe për të mbajtur nën kontroll situatën pavarësisht sasisë së rreshjeve në territorin e Qarkut Dibër. Gjithashtu Prefekti kërkoi që të vijojë mbajtja nën kontroll e rendit dhe sigurisë, vijimin e kontrolleve mbi territorin me qëllim parandalimin e shfrytëzimit pa kriter të pyjeve dhe dëmtimin nga faktorë të tjerë, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e grumbullimit pa kriter të mbetetjeve urbane në venddepozitime të pa miratuara. Në mënyrë më të vëçantë, Prefekti kërkoi vëmendje të shtuar për rehabilitimin e rrugëve rurale, mirëmbajten e Qendrave Shëndetësore, parandalimin e avarive në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike duke siguruar gjithashtu gadishmëri për riparimin e tyre në kohë me qëllim shmangien e ndërprerjeve të energjisë sidomos në zonat e thella problematike.

Prefekti, gjithashtu, në kuadër të menaxhimit të situatës së shkaktuar nga prania e virusit Covid-19, kërkoi në mënyrë të veçantë nga Drejtuesi i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik dhe përfaqësuesi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, që të vazhdohet me të njëjtin ritëm e të krijohen kushte për zbatueshmërinëe e masave e në të gjitha ambjentet që parashikohen në protokollet e sigurisë shëndetësore.

Prefekti në përfundim, kërkoi që të gjitha intitucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët, t’i japin përparësi rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj tyre duke mos shmangur kurrsesi trajtimin deri në zgjidhje të kërkesave dhe ankesave të shtetasve.