Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, mori pjese ne takimin e organizuar nga Koordinatori Kombetar i Antitrafikimit

Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, mori pjese ne takimin online te organizuar nga Koordinatori Kombetar i Antitrafikimit prane Ministrise se Brendshme, qe kishte ne fokus te tij luften kunder trafikimit te personave, objektivat dhe strategjine per realizimin e tyre.

Takimi i cili u mbeshtet nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar dhe UNICEF Albania, u perqendrua ne diskutimet mbi pergatitjen e Planit te ri Kombetar per Luften Kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore per periudhen 2021-2022.

Gjate takimit organizatoret kryen nje prezantim mbi njohurite, sjelljen dhe praktikat e te rinjve ne kater rajone te Shqiperise por me fokus te veçante ne Qarkun e Dibres. Ky raport studimor, i mbeshtetur gjithashtu nga UNICEF Albania, ka konkluduar disa gjetje faktike te cilat presupozohet te ndihmojne dhe orientojne punen e strukturave perkatese ne procesin e luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore.

Prefekti nga ana e tij, ne cilesine edhe te Kryetarit te Komitetit Rajonal te Luftes Kunder Trafikimit te Personave, ndersa pershendeti organizatoret dhe vleresoi pozitivisht rezultatet e studimit, shprehu gjithashtu gadishmerine dhe angazhimin per te qene rezultativ ne kete mision te perbashket duke i kthyer ne objekt te punes te gjitha rekomandimet dhe orientimet e dhena.